Kontrollet e AKU-së, bllokohen produkte të skaduara

22/03/2017 00:00

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka vijuar kontrollet në të gjithë vendin për garantimin e sigurisë ushqimore. Brenda dy javëve janë kryer 1200 inspektime në 12 qarqe të vendit. Nga këto inspektime ka rezultuar se 161 subjekte nuk plotësonin kushtet.

Inspektimet janë kryer në subjekte ku tregtohen produkte mishi dhe nënproduktet e tij, në baxho dhe në subjekte ku tregtohet qumështi dhe nënproduktet e tij, në markete, supermarkete, restorante etj.

Gjithashtu, në fokus të inspektimeve ishin edhe produktet ushqimore të cilat tregtohen pasi u kalon afati i skadencës. Në të gjitha rastet e konstatuara, inspektorët e AKU-së kanë bërë bllokimin e mallit dhe asgjësimin e tij.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën apel qytetarëve që të kontrollojnë në çdo rast datën e skadencës. AKU do të vijojë të marrë masa ndaj atyre subjekteve që shesin ushqime pasi u ka kaluar afati i skadencës.

Top Channel