Durrës, gjykata vendos bllokimin e punimeve në sheshin “Veliera”

16/03/2017 00:00

Gjykata e Durrësit vendosi bllokimin e punimeve për të gjithë zonën arkeologjike A, në sheshin “Veliera”.

Në kuadër të hetimeve të nisura për projektin e sheshit “Veliera”, Prokuroria e Durrësit i ka kërkuar në fillim të muajit mars vendosjen e sekuestros preventive mbi sheshin ku po kryhet investimi për zbatimin e projektit “Veliera” në lagjen nr. 1, pranë Torrës Venciane Durrës.

Gjykata ka pranuar pjesërisht kërkesën e organit të akuzës duke marrë këtë masë vetëm në zonën arkeologjike A, që ndodhet mbi rrugë. Ky vendim i marrë në datën 3 mars nga gjyqtari Petraq Çurri dhe i mbajtur larg vëmendjes së publikut është ankimuar në Apel nga investitori i projektit, Bashkia e Durrësit.

Ndërkohë, firma zbatuese e projektit vijon me intensitet punimet të cilat aktualisht janë përqëndruar në ndërtimin e nënkalimit për automjetet.

Top Channel