Berisha sulmon George Soros

16/03/2017 00:00

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër miliarderin George Soros, duke thënë se “kryekorruptuesi Soros kërkon të votojmë një proces që i jep drejtësinë në dorë Edi Ramës”.

“Drafti i reformës në drejtësi bëhet me ekspertë të George Soros. E bënë siç e dëshën. Jo reformë të projektuar në zyrën e kryemafiozit të planetit, George Soros. Do të qëndrojmë në të drejtën tonë dhe të shqiptarëve”, tha Berisha nga çadra e protestës.

Berisha vazhdoi sulmet e tij ndaj Sorosit duke i kërkuar Kongresit amerikan që të hetojë “të kryekorruptuarin George Soros”, ndërsa Bashkimit Europian i bëri thirrje që të “ndërpresë tentakulat e Sorosit në KE”.

Top Channel