Aksident në Greqi, humbin jetën babë e bijë, emigrantë shqiptarë

11/03/2017 00:00

Babë e bijë, emigrantë shqiptare, janë viktimat e një aksidenti të ndodhur në ishullin e Rodosit në Greqi.

Aksidenti ndodhi pasditen e së premtes në zonën e Lindos në juglindje të ishullit turistik.

Automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga për arsye ende të panjohura dhe është përplasur në një pemë.

Si rezultat i kësaj përplasje të fuqishme kanë humbur jetën të dy pasagjerët shqiptarë, njëri i moshës 60 vjeç dhe vajza e tij 31 vjeçe.

Top Channel