Zbulohet i dashuri i ri i Jennifer Lopez

09/03/2017 00:00

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez duket se është në një lidhje të re raportojnë media të ndryshme amerikane.

E sipas tyre i dashuri i ri i Jennifer Lopez është ish-ylli i bejsbollit amerikan Alex Rodriguez dhe sipas “The New York Daily News” ata janë së bashku prej 4 muajsh.

“Ata kanë nisur të shoqërohen me njëri-tjetrin prej disa muajsh dhe fundjavën e kaluar, kanë qënë sëbashku”, ka thënë një burim për “Page Six”.

Po i njëjti burim ka shtuar se ata janë shumë të dashuruar pasi kanë shumë gjëra të ngjashme me njëri tjetrin, që nga origjina e tyre që është latine, dashuria e tyre për New York si edhe fëmijët.

Top Channel