Pavarësia e Skocisë; Referendumi në vjeshtën e 2018

09/03/2017 00:00

Nicola Sturgeon ka pranuar se vjeshta 2018 do të ishte koha më e përshtatshme për të mbajtur një referendum të dytë mbi pavarësinë e Skocisë nëse ajo vendos ta thërrasë këtë.

Ministrja e parë e Skocisë, tha për BBC se koha më e mirë për ta bërë këtë do të ishte pasi marrëveshja për daljen e Britanisë së Madhe nga BE të bëhet e qartë.

Por, Sturgeon nënvizon se ajo nuk ka marrë ende një vendim. Në një reagim të matur, Sturgeon, tha se ishte dakord me liderët nacionalistë, përfshirë paraardhësin e sal Aleks Salmond, që besonin se vjeshta e 2018 ishte koha ideale për referendumin. Duket se strategjia e saj, do të jetë ajo e mbajtjes së një referendumi ndërsa Britania e Madhe është ende ligjërisht brenda BE-së për të fuqizuar pretendimin e saj që Skocia të lejohet të mbetet anëtare e Unionit.

Ajo beson se kjo duhet të përfshijë edhe një tranzicion më të lehtë se ai të cilit i nënshtrohen vendet e reja anëtare. Ka madje disa mbështetës që sugjerojnë që Skocia duhet të përpiqet të zërë vendin që do të lërë bosh në be Britania e Madhe.

Ka një besim të madh në partinë nacionaliste skoceze që pritja deri në daljen e Britanisë nga unioni do ta bënte më të vështirë dhe më komplekse rihyrjen e Skocisë në BE. Por, ekspertët e BE0së kanë paralajmëruar se do të duheshin të paktën katër vjet për pranimin e anëtarësisë së Skocisë.

Top Channel