“Mbreti i Instagramit” kritikohet për 8 Marsin

09/03/2017 00:00

I ashtuquajturi “Mbreti i Instagramit” e tepron shpesh me postimet provokuese në profilin e ndjekur prej më shumë se 21 milionë persona, por këtë herë organizatat dhe shoqatat e mbrojtjes së të drejtave të grave thonë se i kaloi kufijtë.

Dan Bilzerian vijoi me traditën e tij duke u shfaqur në disa shkrepje i rrethuar nga femra gjysmëlakuriq dhe këtë e bëri edhe në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Ajo që është akoma më e rëndë është se njëra prej vajzave përdoret si tavolinë dhe diçitura e fotos është akoma më fyese, sipas shoqatave amerikane të të drejtave të grave.

“Është Dita Ndërkombëtare të Gruas! Falenderojini! Ato janë të mira për shumë gjëra”, shkruan milioneri 35-vjeçar.

Kjo nuk është hera e parë që Bilzerian vendoset në qendër të kritikave dhe sigurisht që nuk ka për të qenë e fundit. Një javë më parë, ai u qortua për një foto ku shfaqej në shoqërinë e një modeleje, të hipur mbi një breshkë deti specie në zhdukje. 

FOTO GALERI
2/4

Top Channel