“E Bukura dhe Bisha” është ndryshe

07/03/2017 00:00

Bukuroshja Belle që në filmin e fundit luhet nga aktorja Emma Watson në romanin origjinal francez ishte vajza e një Mbreti dhe një zane, dhe jo vajza e një fshatari, thonë kritikët. Historia origjinale është më pak rozë.

Romani origjinal i shkruar nga Madame Gabrielle Suzanne de Villeneauve dhe publikuar më 1740, “La Bell and Le Bete”, ishte një anektodë e zezë mbi të drejtat e femrave në shekullin e 18-të.

Duke nisur nga rrethanat; një vajzë e re rrëmbehet nga bisha dhe detyrohet të jetojë me të në kështjellën e tij. E izoluar nga familja, duhet të kujdeset për pengmarrësin e saj. Përfundimisht, ajo bie në dashuri me të.

Nëse kjo nuk është në mënyrë perfekte sindroma e Stokholmit, nuk e dimë se çfarë është thonë kritikët.

Në shekullin e 18-të, vajzat kishin tendencën tu përkisnin baballarëve dhe çështjet e martesës vendoseshin mes burrave.

Mund të thuhet se romani i Villeneauve, përveçse një romancë mes një femre dhe bishës, që ajo e kthen në njeri, ishte një kritikë e mungesës së zgjedhjes së gruas në çështje që i përkisnin jetës së saj, në atë periudhë.

Kjo nuk ekzistonte deri në vitin 1790 kur divorci u miratua si për meshkujt dhe për femrat.

Në 1804, kodi napoleonik shkurtoi edhe më shumë të drejtat e grave, kur shumë prej të drejtave të tyre u hoqën sërish.

Top Channel