Shqipëri-Serbi, bashkëpunim edhe në administratë

06/03/2017 00:00

Serbia dëshiron të shoh nga afër reformat në shërbimet publike dhe në administratën shqiptare.

Shkëmbimi në mes të dyja vendeve do të filloj edhe me punonjës të ministrive që do të punojnë nga Beogradi në Tiranë dhe nga Tirana në Beograd.

Më tej ekipet do të shkëmbejnë në mënyrë intensive për mënyrë se si ne e kimi implementuar këtë reformë. Dhe do të vijnë ekipet në Shqipëri për të parë vetë në terren se si është realizuar. Kemi rënë dakord edhe për të nënshkruar një marrëveshje në vijim edhe të dakordësisë së dy kryeministrave për një program të gjerë shkëmbimi punonjësish publik midis Shqipërisë dhe Serbisë”, shprehet Milena Harito, Ministre për Inovacion dhe Administratë.

Ministrja shqiptare thotë se ka parë që edhe Shqipëria mund të përfitoj nga këto shkëmbime pasi Serbia ka bërë më shumë progres në strukturat që nxisin punësimin e të rinjve në sektorin e teknologjisë. Politika e takimeve në nivele të larta, pavarësisht tensioneve, kthehet në praktikë.

“Takimet politike ishin shumë të rëndësishme, ato krijuan të gjithë bazën për të punuar bashkë. Tani duhet të ndërtojmë ura bashkëpunimi konkrete. Në mënyrë që të mbështetet i gjithë vullneti politik në këmbim konkret”, u shpreh Harito.

Shqipëria, në kuadër të shkollës rajonale të administratës, pritet të organizoj në muajin maj një konferencë bashkë me të gjithë ministrat e rajonit për të mësuar secili nga sukseset në vendet e përfshira në reforma.

Top Channel