Katy Perry si Miley Cyrus

06/03/2017 00:00

Ajo zbuloi modelin e ri të flokëve pas ndarjes së saj nga Orlando Bloom, në fillim të kësaj javë. Duket se qëllimi i Katy Perry për këtë ndryshim është për të ripërcaktuar se çfarë do të thotë të jesh femër.

Në një intervistë për “iHeartRadio Music Awards”, 32-vjeçarja ka zbuluar që modeli i ri i flokëve është frymëzuar fillimisht nga Miley Cyrus si dhe ka dëshiruar që t’i bashkohet asaj për të treguar që feminiteti ndodhet brenda çdo femre.

Ylli i “Roar” ka treguar gjithashtu se ajo gjithmonë ka dashur të duket si ish-ylli i Hannah Montana, por që nuk ka patur kurrë guximin ta bënte këtë ndryshim deri tani.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel