“Tirana nuk po qeveriset”/ Braçe flet në “Shqipëria Live” për kandidaturën në kryeqytet: Rama nuk ka komentuar, as nuk kam folur me të Gjithçka që i përket gjuhës osmane, në dokumentet e Arkivit Qendror Shtetëror do të dixhitalizohet, duke krijuar një sistem të përbashkët online shkëmbimi të dokumenteve të rëndësishëm.
Marrëveshja u nënshkrua nga dy drejtorët homologë të Arkivit Shtetëror Shqiptar dhe atij turk.
“Kjo marrëveshje mundëson që të gjitha dokumentet në gjuhën osmane, të dixhitalizohen falë ndihmës së Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të shtetit turk, ambasadës turke në Shqipëri dhe “Tikas”. Një kopje dixhitale do të mbetet në Arkivin Qendror të Shtetit dhe një kopje do t’i ofrohet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave turke”, u shpreh Ardit Bido, drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror.
“Bashkimi i dy institucioneve tona është më i vjetër dhe ka vazhduar duke u zhvilluar. Në 2017-n do jetë dixhitalizimi i dokumentacionit që ne kemi në arkivin tuaj. Është një punë që do të vendosë në dispozicion të popullsisë dokumentet që kanë të bëjnë edhe për popullin turk edhe atë shqiptar. Ato që janë në arkivën shqiptare dhe ato që janë në arkivën osmane në Stamboll”, tha Ugur Unal, drejtor i Arkivit Shtetëror Turk.
Ky projekt ka kaluar në fazën e dytë të zbatimit të tij, që prek dokumentet arkivorë që gjenden aty. Ndërsa më tej në kuadër të shkëmbimeve objekt do të jenë edhe dokumentet me çështje pronësore.
“Në këto momente kemi të bëjmë me një projekt të mirëfillt dixhital. Padyshim që biseduam edhe në lidhje me mundësinë e shkëmbimeve arkivore. Përfshirë këtu edhe dokumente që kanë të bëjnë me çështje pronësore”, tha Bido.
Vlera më e madhe e këtyre dokumenteve i përket atyre të para periudhës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Top Channel