Sandra Bullock drejt një martese sekrete

04/03/2017 00:00

Sandra Bullock dhe i dashur i saj, Bryan Randall, po planifikojnë të martohen. Aktorja e “Ocean’s Eight” dhe fotografi raportohen se po planifikojnë një dasmë sekrete, sipas “US Weekly”.

“Ata kanë diskutuar për një dasmë sekrete. Megjithatë, Sandra është ende duke e menduar këtë gjë për shkak të eksperiencës së saj të keqe në të shkuarën”, citohet një burim nga afër çiftit.

“Ka pak ngurrim nga ana e saj. Aktorja u nda nga ish-bashkëshorti i saj, Jesse James pasi ai e tradhtoi me një femër tjetër”, thotë më tej “US Weekly”.

Nga ana tjetër, Bryan është shumë i emocionuar të kurorëzojë dashurinë e tij me aktoren e famshme.

 “Ai është shumë i vendosur ta bëjë aktoren, bashkëshorten e tij. Por ai po pret vendimin e saj”, ka shtuar burimi.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel