“Rihanna thyen rregullat”

04/03/2017 00:00

Rihanna ka shfaqur anën e saj të keqe, duke “thyer rregullat” për kopertinën e numrit të ri të revistës “Paper Magazine”.

“Rihanna thyen rregullat”, ky është titulli që është vënë në kopertinën e kësaj reviste, ku RiRi duket e mrekullueshme dhe shumë e veçantë.

Këngëtarja 29-vjeçare është shfaqur me një pamje krejtësisht ndryshe nga ato që jemi mësuar ta shohim, duke treguar edhe një model të ri flokësh, ngjyrë jeshile.

Në këtë set fotografik, Rihanna e ka çuar veshjen ekstravagante në një tjetër nivel, duke bërë kështu që të “thyejë rregullat” e asaj çfarë ne quajmë stil ekstravagant.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel