PDIU protestë pranë ambasadës maqedonase

03/03/2017 00:00

Forumi rinor i PDIU, Klubi i Patriotëve të Rinj ka protestuar sot para ambasadës maqedonase në Tiranë, pas refuzimit të presidentit Ivanov për t’i dhënë mandatimin kreut të LSDM-së, Zoran Zaev.

Me një pankartë të madhe “Jam krenar që jam shqiptar!”, dhe të tjera si “Mos kini frikë nga gjuha e Nënë Terezës”, të rinjtë e këtij forumi kanë kërkuar nga autoritetet maqedonase që të vlerësojnë faktorin shqiptar në Maqedoni.

Top Channel