Kosovë, qeveria miraton raportin e “territorit”

03/03/2017 00:00

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë gjatë kësaj të premteje se është i lumtur, që qëndrimet e Departamentit të Shtetit, ekspertëve ndërkombëtarë dhe rezultatet e komisionit shtetëror përputhen me rezultatet e Komisionit për matjen e Territorit, që dëshmon se Kosova nuk humbet asnjë metër katror.

Në mbledhjen e qeverisë ka marrë pjesë edhe akademiku Hivzi Islami, kryetar i Komisionit për matjen e Territorit, i cili ka paraqitur raportin.

Mustafa theksoi se me këto rezultate tregohet se Kosova nuk humbet territor. Ai pritet ta publikojë në faqen e qeverisë së Kosovës në internet, e do t’ia dërgojë presidentit për informim. Qeveria e miratoi raportin pa asnjë votë kundër.

Ndërkohë, edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj tha se ky raport është i besueshëm dhe shumë serioz.

Deklaratën e bërë në qeveri, gjatë mbledhjes së orëve të pasdites, Hoxha tha se me këto kufij, Kosovën e kanë njohur 114 vende. Ai shtoi se marrëdhëniet e Kosovës dhe Malit të Zi janë të shkëlqyeshme dhe asnjëra palë nuk ka pretendime territoriale ndaj njëra-tjetrës.

Top Channel