Justin Bieber i është rikthyer romancës së tij me modelen Ashley Moore. Këngëtari i është fotografuar duke shijuar një shëtitje me bukuroshen brune nga Los Angeles gjatë fundjavës, vetëm pak ditë para ditëlindjes së tij.
Justin, i cili feston sot 23-vjetorin e lindjes, është fotografuar me modelen teksa buzëqeshnin me njëri-tjetrin si edhe duke bërë gara se kush vraponte më shumë.
Kjo nuk është hera e parë që Justin Bieber ka lënë të nënkuptohet se është në një lidhje me modelen 23-vjeçare. Dyshja, e cila raportohet të jetë njohur nga miku i përbashkët Lil Twist, është përfolur për një lidhje në vitin 2013. Por në mars të 2015-ës, Justin dhe Ashley janë fotografuar sërish teksa ishin duke parë një ndeshje basketbolli.
Top Channel