Britney e ditëve më të mira dhe kjo ka një arsye
01/03/2017 00:00
Britney Spears i është rikthyer ditëve të saj më të mira dhe kjo e ka një arsye që duket se është i dashuri i saj i ri Sam Asghari.
35-vjeçarja, e cila është nënë e dy fëmijëve, ka ndarë foto për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku duket në një formë të përkryer.
Një shtysë të madhe në rifitimin e linjave për yllin e “pop”-it ka padyshim i dashuri i saj Sam Asghari, i cili është edhe trajneri personal i palestrës për Britney dhe rezultatet kanë qenë me të vërtetë mbresëlënëse. Këtë gjë e vërtetojnë edhe fotot e fundit.
Top Channel