
T-shirt është elementi bazë i garderobës tonë. Ajo që blejmë me lehtësinë më të madhe, duke u rritur e kuptojmë se e kemi nënvlerësuar. Vitet e gjimnazit dhe universiteti mund të kenë kaluar prej kohësh, ku me një palë xhinse dhe një bluzë shkonim në leksion, pa shumë pretekste.
“Të rritur” T-shirt, përveç palestrës, bëhet një element i vështirë për tu mbajtur çdo ditë. Megjithatë në sfilatat e fundit, përfshi dhe Parisin, në rastin e Haute Couture, dikush ka menduar se mund të bëhet një komponent i pamjes së modës së lartë.
Flasim për Maria Grazia Chiuri, creative director e re e Christian Dior, që në lëvizjen anti-Trump zgjedh një bluzë për të komunikuar mesazhin “We should all be feminist”.
Prej atje, për pak minuta bëri xhiron e internetit dhe risolli T-shirt në krye të listës së veshjes më të dëshiruar nga stilistët në botë.
Meqë të gjithë jemi nga pak ndjekës të modës, por dhe feminist, nuk duhet të na shpëtojë një rast i tillë për të veshur diçka me T-shirt. Por si ta kombinojmë që të mos dukemi si gjimnazistë? Ja disa ide:
Me pantallona të gjera, si Gigi Hadid, që të mos kemi një pamje tepër serioze. Për shembull, këtë vit në modë janë T-shirt me efektin vintage të grupeve të rokut të viteve ’80.
Me minifund lëkure, si zgjedhja e Chiara Ferragni për tu dukur joshëse.
Me një fund të ngushtë, ku ai prej lëkure është gjithmonë në krye.
Me një fund të gjerë e të madh, perfekt për në mbrëmje apo raste të tjera.
Me xhinse dhe dekolete, një binom që nuk dështon. Mjaft shik dhe pak pretendues.
Poshtë një kanatiere, që janë gjithmonë në modën e lartë por që është vështirë ti veshësh çdo ditë.
Dhe me një pamje bohemiane duken fantastike. Nuk është herët të thuash se këtë vit stili bohemian që do të kryesore sezonin pranverë/verë.
Top Channel