Nata e çmimeve “Oscar”, nominimet për kategoritë kryesore

27/02/2017 00:00

Ajo është ngjarja më e rëndësishme e botës së filmit, eventi më i pritur i vitit në kinematografi. Sytë e botës do të drejtohen sot nga teatri “Dolby” dhe gjithçka është “live” ekskluzivisht në Top Channel.

Muzikali romantik “La La Land” është pretendenti kryesor për disa statueta, pasi është nominuar në 14 kategori. Me 14 nominimet në kategoritë e “filmit më të mirë”, “aktorit”, “aktores”, “producentit më të mirë” etj, muzikali që flet për një aktore në vështirësi dhe të dashurin e saj pianist “Jazz”-i, ka barazuar rekordin e regjistruar në vitin 1997 nga “Titaniku” dhe atë të 1950-s me filmin “All about Eve”.

“La La Land” është bërë gjithashtu i pari muzikal që nominohet për “filmin më të mirë” në ceremoninë e “Oscars”, që nga “All That Jazz” në vitin 1979.

Akademia e Arteve Vizive dhe Shkencave me 6.600 anëtarë, që voton për “Oscars”, ka një histori të reagimit të mirë ndaj filmave që flasin për show-biznesin, duke pasur parasysh këtu edhe fituesit e çmimeve vitet e kaluara, “Birdman” dhe “The Artist”.

Por ja kush janë kandidaturat për kategoritë kryesore:

“Aktori më i mirë joprotagonist”
1.Mahershala Ali, Moonlight
2.Jeff Bridges, Hell or High Water
3.Lucas Hedges, Manchester by the Sea
4.Dev Patel, Lion
5.Michael Shannon, Nocturnal Animals

“Aktorja më e mirë joprotagoniste”
1.Viola Davis, Fences
2.Naomie Harris, Moonlight
3.Nicole Kidman, Lion
4.Octavia Spencer, Hidden Figures
5.Michelle Williams, Manchester by the Sea

“Skenari më i mirë original”
1.Hell or High Water
2.La La Land
3.The Lobster
4.Manchester by the Sea
5.20th Century Women

“Skenari më i mirë i përshtatur”
1.Arrival
2.Fences
3.Hidden Figures
4.Lion
5.Moonlight

“Regjia më e mirë”
1.Arrival
2.Hacksaw Ridge
3.La La Land
4.Manchester by the Sea
5.Moonlight

“Kënga më e mirë origjinale”
1.“Audition (The Fools Who Dream),” La La Land
2.“Can’t Stop The Feeling,” Trolls
3.“City Of Stars,” La La Land
4.“The Empty Chair,” Jim: The James Foley Story
5.“How Far I’ll Go,” Moana

“Dokumentari më i mirë”
1.Fire at Sea
2.I Am Not Your Negro
3.Life, Animated
4.O. J.: Made in America
5.13th

“Filmi më i mirë i huaj”
1.Land of Mine
2.A Man Called Ove
3.The Salesman
4.Tanna
5.Toni Erdmann

“Filmi më i mirë i animuar”
1.Kubo and the Two Strings
2.Moana
3.My Life as a Zucchini
4.The Red Turtle
5.Zootopia

“Aktorja më e mirë”
1.Isabelle Huppert, Elle
2.Ruth Negga, Loving
3.Natalie Portman, Jackie
4.Emma Stone, La La Land
5.Meryl Streep, Florence Foster Jenkins

“Aktori më i mirë”
1.Casey Affleck, Manchester by the Sea
2.Andrew Garfield, Hacksaw Ridge
3.Ryan Gosling, La La Land
4.Viggo Mortensen, Captain Fantastic
5.Denzel Washington, Fences

“Filmi më i mirë’
1.Arrival
2.Fences
3.Hacksaw Ridge
4.Hell or High Water
5.Hidden Figures
6.La La Land
7.Lion
8.Manchester by the Sea
9.Moonlight

FOTO GALERI
1/18

Top Channel