Një kamion ka bllokuar sot rrugën e Llogorasë në Vlorë. Kamioni ka mbetur pa lëvizur për disa orë, duke penguar qarkullimin.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të zhbllokuar rrugën, duke zhvendosur mjetin anash rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në një ndër kthesat e fundit në Qafë Llogora, ku besohet se një manovër e gabuar apo mosnjohja e rrugës nga shoferi, ka bërë që kamioni të ngecë në një nga kthesat më të vështira të kësaj rruge.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel