MEGA, ftesë për bashkëpunim PBDNJ-së

12/02/2017 00:00

MEGA, partia që përfaqëson minoritetin grek, është duke mbajtur zgjedhjet për kreun e saj. Kryetari aktual, Kristaq Kiço rikandidon përballë Dhimitër Koços.

Votimet janë duke u zhvilluar edhe në mesin e minoritetit që jeton në Greqi, ndërsa kjo parti është krijuar 7 vite më parë.

MEGA ende nuk e ka një përgjigje për koalicionin ku do të bëjë pjesë në zgjedhje, por kreu I saj thotë se I ka bërë ftesë PBDNJ-së për një strategji bashkëpunimi.

“Ne i jemi drejtuar kryetarit të PBDNJ-së, por edhe kryetarit të Omonia-s dhe presim një përgjigje brenda këtij muaji, që të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje. Çdo lloj marrëveshje që do të bëjmë, do të jetë me një ndikim të veçantë”, u shpreh Kristaq Kiço, kryetari aktual I MEGA-s

Për drejtuesit e MEGA-s, ashtu si edhe për minoritetin, vazhdon të mbetet problem çështja e pronës dhe vendimet e gjykatave për to. Kreu I MEGA-s thotë se do kërkojnë një ekspertizë ndërkombëtare për këtë çështje.

Top Channel