Udhëtimi i pandalshëm i “La La Land”

05/02/2017 00:00

Regjisori i “La La Land”, Damien Chazelle arriti të rrëmbente çmimin më të madh të “Directors Guid of America Awards”, ditën e shtunë. Ky është trofeu i radhës në ndalesën e fundit përpara çmimeve “Oscar”, një udhëtim i papërmbajtshëm i muzikalit.

Megjithatë, jo gjithçka ishte muzikë e kërcim në ceremoninë e përvitshme të çmimeve në “Beverly Hills”. Mbrëmja e djeshme pati gjithashtu edhe nota të zymta, teksa shumë regjisorë dhe prezantues u kapën me vendimmarrjen më të fundit të presidentit Donald Trump, atë të ndalimit të refugjatëve dhe emigrantëve të hyjnë në SHBA.

“Doja të festoja për aktin e ëndërrimit dhe atë çfarë nënkupton arti. Arti ka për synim t’i lidhë njerëzit dhe të zhdukë kufijtë”, tha Chazelle. “Dua të bëhem pjesë e këtij dialogu ndërkombëtar filmash”.

32-vjeçari Chazelle, i nominuar për herë të parë, bëhet kështu fituesi më i ri i një çmimi “DGA”, që më shumë se gjithçka të garanton një triumf eventual në ceremoninë e “Oscar”-it më 26 shkurt. Kjo sepse, shumë rrallë ka ndodhur që një fitues i “DGA”-së të mos fitojë çmimin korrespondues në ceremoninë e Akademisë së Arteve Pamore dhe Shkencës.

“La La Land” fitoi së fundi edhe çmimin e “Producers Guild Awards”, ndërsa rezulton i nominuar në 14 kategori për statuetat e arta “Oscar”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel