Stoltenberg do të vizitojë Kosovën
02/02/2017 00:00
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pritet të vizitojë Kosovën, gjatë ditës së premte.
Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me Komandantin e KFOR, Giovanni Fungo, si dhe me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.
Gjithashtu, në axhendën e takimeve të Stoltenberg janë edhe takimet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Jens Stoltenberg pritet të mbajë edhe një konferencë për shtyp me Kryeministrin kosovar, Mustafa.
Top Channel