Tragjedia e hotelit italian

19/01/2017 00:00

Pas fatkeqësisë që preku hotelin “Rigopiano”, të mbuluar nga një ortek bore më 18 janar, ende nuk ka informacione për disa prej viktimave, të identifikuara nga mediet italiane me emra dhe me foto.

Bëhet fjalë për Adriana Parete, infermiere në një azil të moshuarish në Spoltore, në provincën e Pescaras, si dhe dy fëmijët e saj 6 dhe 8 vjeç. Por edhe për çiftin nga Castignano, Marco Vagnarelli dhe Paola Tomassini, që ishin për pushime në Farindola (Pescara). Të zhdukur janë edhe Luciano Caporale, 54 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Silvana Angelucci, 46 vjeç, që të dy parukierë nga Caster Frentano (Chieti). Dyshja duhej të ishte nisur një ditë më parë, por përkeqësimi i motit bëri që të qëndronin në hotele edhe një ditë më shumë. Një tjetër familje fatkeqë prej 3 anëtarësh është ajo nga Osimo; Domenico Di Michelangelo, 41 vjeç, polic në detyrë, gruaja e tij Marina Serraiocco, 37 vjeç, si dhe fëmija i tyre 6-vjeçar.

Mes viktimave të tjerë të dyshuar, janë edhe Alessandro Ricceti, 33 vjeç; Stefano Feniello 27 vjeç dhe Francesca Bronzi, dy të fejuar nga Salernitano; Emanuele Bonifazi, 31 vjeç, i punësuar në hotel; Marco Tanda dhe Jessica Tinari, rezidentë në Macerata, i pari 25 vjeç dhe e dyta e fejuara e tij; Ilaria Di Biase, 22-vjeçare nga Val di Sangro e Archit (Chieti), e cila prej 3 vitesh punonte si kuzhiniere; Cecilia Martella nga Atri, estestiste dhe masazhatore në të njëjtin hotel, por edhe 4 të rinj të tjerë: të fejuarit Giorgia Galassi dhe Vincenzo Forti, si dhe bashkëshortët Claudia Baldini e Sara.

Ndër të fundit prej të cilëve s’ka ende informacion, janë Luana Biferi nga Bisenti, e punësuar gjithashtu në resortin turistik, por edhe Giampaolo Matrone dhe Valentina Cicioni, i pari pastiçier nga Monterotondo dhe e dyta infermiere nga Roma. Këta të dy, prindër të një vajze 5-vjeçare, të cilën për fat të mirë e kanë lënë te gjyshërit.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel