Terroristi fshihej në Stamboll, u arrestua me 5 persona të tjerë

16/01/2017 00:00

Autoritetet turke deklarojnë se kanë arrestuar autorin e sulmit në lokalin e natës gjatë ndërrimit të viteve në Stamboll, ku gjetën vdekjen 39 persona dhe disa të tjerë u plagosën.

Normal
0

false
false
false

EN-US
X-NONE
X-NONE

MicrosoftInternetExplorer4

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:”Times New Roman”;
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;}

Sipas tyre, ai është uzbeku Abdulkadir Masharipov dhe së bashku me të u prangosën edhe pesë persona të tjerë.

Masharipov, i cili nga bashkëluftëtarët e tij njihet me emrin Abu Mohammed Khurasani u ndalua në një banesë në Stamboll, ku jetonte bashkë me djalin e tij 4-vjeçar, një shtetas tjetër nga Kirgistani dhe tre gra.

Guvernatori i Stambollit tha se ai ishte trajnuar në Afganistan.

Që të gjithë të arrestuarit, nga Uzbekistani, Kirgistani, Somalia, Egjipti dhe Senegali dyshohet se jane pjesë e një celule të ISIS-it që strehohej në periferitë e pjesës europiane të Stambollit.

Gjatë sulmit në lokalin e natës “Reina” në Stamboll humbën jetën 39 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë. Sulmi u mor përsipër menjëherë nga ISIS, që e interpretoi atë si hakmarrje për përfshirjen ushtarake të Turqisë në Siri.

 

Top Channel