Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme në Policinë e Shtetit ka arrestuar pasditen e kësaj të mërkure një agjent të policisë kufitare në portin e Durrësit, nën akuzën se favorizoi kalimin e një sasie droge.
Në pranga ka rënë agjenti A.Sh., me detyrë ndihmës kontrollor në pikën e kalimit kufitar të Durrësit, ndaj të cilit tashmë rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”.
Sipas SHÇBA-së, A.Sh. lejoi të kalonin në vijën e parë të kontrollit dy shtetas me lëndë narkotike edhe pse ishte në dijeni të ngarkesës së tyre.
Këta të fundit janë identifikuar si B.H. dhe bashkëpunëtorja e tij L.L., të cilët do të udhëtonin drejt Italisë. Ata u arrestuan nga agjentët e Antidrogës teksa ndodheshin në kabinën e tragetit, ku u gjet edhe droga.
Materialet hetimore në ngarkim të agjentit i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit përkatës, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Top Channel