Fëmijë, kthehuni në klasë… pa stres!

09/01/2017 00:00

Pas pushimeve të Krishtlindjeve dhe shumë momenteve magjike të kaluara me familjen, fëmijët duhet të kthehen në shkollë dhe kjo sigurisht që është e mërzitshme për ta.

Pas atmosferës festive, llastimit duhet t’i kthehen të përditshmes, detyrave dhe mësimeve. Ja disa strategji për tu rikthyer pa stres në shkollë, por jo vetëm. Këto këshilla vlejnë dhe për të rriturit që duhet të kthehen në zyrë.

Programet e bukura
Gjëja më e mirë për t’iu rikthyer normalitetit është programimi i diçkaje të bukur dhe të kënaqshme. Sigurisht që nuk është e nevojshme të bësh pushime apo një fundjavë, por edhe kënaqësi të vogla të përditshme. Për shembull, një ditë dedikuar vetëm ëmbëlsirave në pastiçeri, një pasdite në cirk, në teatër apo duke vizatuar me miqtë e vegjël. Mënyrat janë të ndryshme dhe sipas preferencave.

Sjellje të reja
Për të hequr ndjesinë e monotonisë dhe rutinës, që vjen pas entuziazmit të festave, mund të fillojë viti i ri duke ndryshuar disa sjellje. Disa ide, të shkoni të gjithë në shkollë më biçikletë, apo makinë, lojëra të reja pasdite, apo aktivitete jashtëshkollore, ndryshimi i çantës së shkollës, të hani mëngjesin me muzikë. Ndryshimi, që shpesh tremb të rriturit, u pëlqen fëmijëve që jetojnë një aventurë apo një mundësi për tu vënë në provë.

Jo ankthit për performancën në mësime
Rikthimi në shkollë pas një pushimi të gjatë festash është traumatik pasi përkon me periudhën e testimeve të simestrit të parë. Pra, jo vetëm përfundojnë pushimit, por rikthehen orët e studimit.

Qëndroni bashkë
Fillimi i shkollës mund të sjellë raste të reja për të qëndruar bashkë me miqtë. Krijoni momente kënaqësie jashtë shkollës në grup, si një piknik, një festë, një sport, për të hequr tensionin e ditëve të para.

Top Channel