Inteligjenca amerikane ka indentifikuar ndërmjetësit që rusët përdorën për t’i dërguar “e-mail”-et e vjedhura Wikileaks, e cila më pas i publikoi për botën.
Kështu shkruajnë mediat amerikane, një javë pasi themeluesi i Wikileaks, Julian Assange deklaroi se nuk ishte Rusia burimi i informacioneve që dëmtuan rivalen e Donald Trump, pikërisht Hillary Clinton. Sipas CNN, agjensitë e inteligjencës kanë marrë informacione te reja që tregojnë se Rusia kreu sulmet kibernetike dhe ndihmoi pjesërisht në fitoren e Trump.
Nën anonimitet, zyrtarë amerikanë deklaruan për CNN se kanë përgjuar bisedat e zyrtarëve rusë që gëzohen për fitoren e Trump. Megjithatë, komuniteti i inteligjencës thotë se nuk ka prova të qarta dhe dërrmuese për ndëhyrjen ruse, pasi sulmet kibernetike është tmerrësisht e vërshtirë që të provohen, por të dhënat sugjerojnë se Rusia me planin e saj ndërhyri bindshëm në zgjedhje.
Më herët, Trump mbështeti pretendimet e Assange se nuk kishin marrë informacione nga rusët, por qëndrimi i inteligjencës amerikane duket se i hedh poshtë këto.
Të enjten, drejtori i inteligjencës kombëtare, gjenerali James Clapper deklaroi para një komisioni të Senatit se ishte vetë Presidenti Putin që urdhëroi sulmet kibernetike dhe arsyet për këtë do të jepen javën e ardhshme, kur raporti i inteligjencës të bëhet publik.
Top Channel