Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare Sergei Lavrov këmbënguli që Moska t’i përgjigjej me të njëjtën monedhë masave ndëshkuese të administratës amerikane. Ministria e Jashtme ruse propozoi që për 35 diplomatët rusë të shpallur “persona non grata” në Amerikë, 35 përfaqësues të Shteteve të Bashkuara do të dëboheshin nga Rusia.
Saktësisht ishte kërkuar largimi i 31 pjesëtarëve të stafit të Ambasadës amerikane në Moskë dhe 4 diplomatëve të konsullatës së SHBA-ve në Shën Pjetërburg.
Por Vladimir Putin vendosi të kthejë faqen tjetër. Shefi i Kremlinit zgjodhi të mos e pranonte këtë propozim, me argumentin se Moska nuk do të ndalojë në nivelin e diplomacisë së papërgjegjshme, por do të punojë për ripërtëritjen e marrëdhënieve amerikano-ruse gjatë Presidencës së Donald Trumpit.
“Nuk do të dëbojmë askënd”, ishte deklarata e tij. Më herët, përmes një mesazhi në “Tëitter” kishte reaguar edhe kryeministri i vendit, Dmitry Medvedev. “Ështe për të ardhur keq, – shkruante ai, – që administrata e Obamës, e cila e nisi mandatin me rivendosjen e marrëdhënieve tona, tani po e mbyll atë me një agoni antiruse”.
Furtunës që shkaktoi qeveria amerikane me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane, Donald Trump iu përgjigj me një koment të shkurtër. “Mendoj se duhet të vazhdojmë jetën e të mos merremi me hakmarrjen ndaj Rusisë”, u shpreh ai. “Kompjuterat janë ata që po na i bëjnë gjërat të vështira. E gjithë kjo epokë e kompjuterave ka krijuar një situatë, ku askush nuk e di më me saktësi se çfarë po ndodh”.
35 diplomatë rusë u shpallën “persona non grata” e iu dhanë 72 orë afat për t’u larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy komplekse ndërtesash në Maryland dhe në New York, të përdorura nga personeli rus për aktivitete të shërbimeve të fshehta, do të mbyllen.
Hyrja në kompleksin e ndërtesave do t’iu ndalohet të gjithë diplomatëve rusë, duke nisur nga pasditja e së premtes. Sanksionet e Uashingtonit i drejtohen shërbimit ushtarak rus “GRU” dhe atij të fshehtë të brendshëm “FSB”, të cilat Amerika i akuzon si përgjegjëse për sulmet ndaj kompjuterave të organizatave politike.
Masat e marra prej Obamës janë një dekret presidencial, të cilin Trumpi mund ta anulojë pas ardhjes në pushtet më 20 janar.
Top Channel