Emigrantët ilegalë, drejt SHBA-së para 20 janarit

28/12/2016 10:10

Emigrantët nga Amerika Qendrore po bëjnë përpjekjet e fundit gjatë pushimeve të fundvitit për të hyrë në SHBA, para se Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën.

Në rrugën e tyre ata ndeshem me priftin meksikan Alejandro Salalinde, i cili drejton një qendër pritjeje në shtetin meksikan Oaxaca. Këtu, emigrantët kryesisht nga Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori, marrin ushqim e ujë, shlodhen e flenë në vende të pastra, për t’u nisur më pas drejt SHBA-së. Veç sfidës së elementëve të natyrës, emigrantët duke të kaklojnë përmes territoreve të karteleve të drogës dhe të shmangin autoritetet meksikane e amerikane.

Shumë prej emigrantëve thonë se vendosën të kalojnë tani kufurin, pasi besojnë se për shkak të pushimeve të fundvitit, stafi në kufi është më i paktë. Por, këtë vit, numri i emigrantëve që kalojnë kufirin u rrit ndjeshëm pas fitores së Trumpit dhe bllokimet në kufi janë diçka e zakonshme. Prifti Alejandro thotë se këtë vit fluksi i emigrantëve nuk është ndalur aspak, ndërsa vitet e shkuara varionte sipas kushteve të motit.

Duket se emigrantët e varfër nga Amerika Qendrore duan të kalojnë në SHBA pavarësisht se çfarë i pret atje, para se Trump të marrë detyrën, pasi më herët ka premtuar një deportim në masë të atyre që nuk kanë dokumenta qëndrimi në SHBA.

Top Channel