2016-ta, vit i zymtë për Europën

27/12/2016 00:00

Kriza e refugjatëve, vendimi i Britanisë për shkëputje, tensionet e brendshme mes vendeve anëtare nuk lë shumë vend për hamendësime.

Politikisht, 2016-ta për bllokun Europian, ishte një vit i keq. Viti nisi ashtu sikurse edhe vazhdoi: Me vërshim refugjatësh. Mijëra vetë kalonin çdo ditë përmes Ballkanit duke detyruar Austrinë të parën, e pas saj edhe Slloveninë e Hungarinë të mbyllnin kufijtë.

Nuk do të vononte shumë dhe të njëjtën gjë do të bënin dhe shtete të tjerë duke i lënë të ardhurat të grumbullohen në Greqi.

Politika e dyerve te hapura i kushtoi shumë Angela Merkelit. Edhe pse kancelarja arriti me mjaft mundim ta përmirësonte ca imazhin e ta rriste popullaritetin me një distancim fare të lehte nga deklaratat e mëhershme, aktet e terrorit me autorë refugjatë e lëkunden serish mbështetjen e saj, ndërsa Partia populiste AfD fitoi terren.

Ashtu siç po ndodh në fund të fundit, edhe në vende të tjera të bllokut, ku populistët e djathtë sa vjen e fuqizohen, thotë DW.

“BE-ja është në një gjendje të mjerueshme. Forcat ekstreme centrifugale po fitojnë në zgjedhje dhe referendume. Nëse vëmë në pikëpyetje tani thelbin e projektit evropian, atëherë ne luajmë me të ardhmen e brezave të ardhshëm”, deklaron Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz.

Goditje knock out-i për bllokun ishte triumfi i nacionalisteve në Mbretërinë e Bashkuar.

Përpara kësaj, nuk ishte e vogël as tronditja qe shkaktuan sulmet islamike nga të cilat gjetën vdekjen 32 vetë. Gradualisht hetuesit zbulojnë një rrjet terroristësh nga Belgjika, Franca dhe Siria, e disa prej agresoreve kishin hyre në BE si refugjatë përmes Ballkanit.

Është pezull aktualisht dhe çështja e pranimit të Turqisë në Bashkimin Europian. Austria është e vetmja që shprehet hapur se Turqia nuk mund të jetë anëtare e BE-së, ndërsa për vendet e Ballkanit përsëritet formula: Perspektiva europiane duhet të vazhdojë.

Top Channel