Betlehem, Krishti lindi; Papa kremton në Vatikan

24/12/2016 00:00

Dhjetëra besimtarë nga e gjithë bota po kremtojnë  vendlindjen e Krishtit në Betlehem dhe në meshën e  Krishtlindjes që kremtohet nga Papa në kryeqendrën e katolicizmit në Vatikan.

Papa Françesku në bazilikën e Shën Pjetrit bëri thirrje për të mbrojtur njerëzit e pafajshëm që gjendjen në situata të mjerueshme për shkak të luftërave, emigracionit dhe varfërisë ekstreme.

Ndërsa në Betlehem, situata më e qetë këtë vit ka mbledhur më shumë pelegrinë se një vit më parë  në kishën e lindjes së Krishtit.

Edhe pse atmosfera ishte e gëzueshme, besimtarët janë lutur nën masa të rrepta sigurie.

Top Channel