Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare
Numri i emigrantëve të padokumentuar që janë mbytur në detin Mesdhe në tentativë për të arritur Europën ka shkuar në 5 mijë, numri më i lartë ky sipas Kombeve të Bashkuara.
Vetëm ditën e enjte rreth 100 persona humbën jetën pasi gomonet e tyre u mbytën në brigjet e Italisë.
Një zëdhënës i Agjensisë së OKB për Refugjatët tha se rritja e vdekjeve është alarmante dhe praktika e dërgimit të mijëra emigrantëve në të njëjtën kohë e bën shumë të vështirë punën e ekipeve të ndihmës që të shpëtojnë të gjithë.
OKB i ka bërë thirrje Brukselit që të gjejë mënyrat ligjore për të shmangur këto tragjedi në det të hapur.
Top Channel