Kështu “shpërblehen” supermodelet!
13/12/2016 00:00
Alessandra Ambrosio, Gigi Hadid e motra e saj Bella ishin disa prej supermodeleve që shkëlqyen në spektaklin e Parisit disa ditë më parë.
Por pas pasarelës së Parisit, disa prej engjëjve të “Victoria Secret’s” dhe figura të tjera të showbiz-it janë mbledhur së bashku në plazhet përrallore të Bahamasit.
Bella Hadidi dhe Emily Ratajkowski janë dy prej vajzave që tërhoqën vëmendjen, të cilat u fotografuan së bashku në një motor uji.
Nuk është e qartë ende se pse vajzat janë mbledhur në Bahamas, megjithëse disa media shkruajnë se bëhet fjalë për një projekt të ri. Ndoshta është dhe një shpërblim për spektaklin e mrekullueshëm të Parisit.
Top Channel