Gramsh, sekuestrohen municione; një i arrestuar
08/12/2016 10:45
Policia ka arrestuar një 30-vjeçar, banues në fshatin Pishaj të Gramshit, pasi në banesën e tij janë gjetur mijëra fishekë.
Bledar Kumrija u arrestua nga efektivat e policisë, pasi në bazë të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, më datë 07.12.2016, u bë kontrolli i banesës së këtij shtetasi.
Pas kontrollit, grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 11 copë kaseta metalike, ku secila kishte 720 copë fishekë model 56, kalibër 7.62 mm.
Top Channel