Dusk është aplikacioni më i ri i lançuar në treg i cili ju lejon të kaloni në livestream në mënyrë anonime në një komunitet online duke mbrojtur identitetin tuaj nëpërmjet videove të pikseluara dhe ndryshimit të zërit.

Për të përdorur Dusk ju nuk keni nevojë të jepni asnjë informacion personal si e-mail apo një numër telefoni. Ajo çfarë ky aplikacion kërkon është thjesht një emër përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj.

Megjithatë, për të qenë akoma dhe më të sigurt, Dusk përdor emkriptimin “end-to-end”, një kod që është makth i çdo hakeri.

Sigurisht që problemi kryesor për këtë aplikacion mbetet abuzimi që mund të kryhet në forma të ndryshme. Dusk mendon ta parandalojë këtë problem duke përdorur moderatorë të komunitetit dhe mjetet e raportimeve të abuzimeve.

Gjithashtu mund të komentoni në videot që transmetohen të jepni “like” ose emoji të tjera. Ideatori i këtij aplikacioni thotë se Dusk është ndërtuar për të mbrojtur identitetin e personave që kanë frikë të flasin dhe mundësinë e të parit dialogje të hapura.

Këtë aplikacion mund ta merrni falas në të gjitha dyqanet online të shitjeve.

Top Channel