Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar, fokusi informim për investimin në Zvërnec dhe Sazan Ashtu si 26 vite më parë, të rinjtë zgjodhën të protestojnë këtë 8 Dhjetor duke kërkuar rrëzimin e qeverisë. Për rreth 30 minuta, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike protuestuan përpara kryeministrisë, për të lëshuar aty mesazhet drejtuar kryeministrit Rama.
Qeska të mbështjella me natriban, të cilat në fund të protestës punonjësit e bashkisë nxituan t’i mbledhin, ishin zgjedhur si simbol i të rinjve në këtë 8 dhjetor.
“Rinia të thotë sot se nuk të do më. Ne kemi ardhur përpara kryeministrisë në këtë 26 Dhjetor për t’u ndarë njëherë e mirë me të shkuarën që mban emrin e Edi Ramës”, u shpreh Belind Këlliçi, kryetar i FRPD-së.
Më herët qindra të rinj protestuan përpara disa institucioneve, duke kërkuar dorëheqjen e ministrave dhe të kryebashkiakut Veliaj.
Për më shumë se një orë, të rinjtë e FRPD-së protestuan përpara ministrisë së brendshme duke kërkuar dorëheqjen e ministrit Tahiri, pasi sipas tyre ai është personi përgjegjës I kriminalitetit në vend dhe kanabizimit të Shqipërisë.
Dorëheqjen të rinjtë demokratë e kërkuan edhe nga Ministri i Shëndetësisë, përpara zyrës së të cilit vendosën në shenjë simbolike edhe një arkivol.
“Kjo nuk është Ministria e Shëndetësisë, kjo është ministria e koncensioneve, ministria e vdekjes”, u shpreh Lisandër Hoxha, nënkryetar i FRPD-së.
Ministria e Arsimit ishte ndalesa tjetër e të rinjve demokratë, të cilët ndërsa kërkuan dorëheqjen e ministres Nikolla, goditën me shkumës godinën e re të Ministrisë.
Trafiku, transporti publik në kryeqytet dhe plehrat ishin arsyet për të cilat të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike protestuan para Bashkisë së Tiranës në ditën e rinisë.
“E Ftoj Eri Velin që është një i ri si ne të blejë një biletë autobusi, një abone dhe të përshkojë rrugët e Tiranës për të parë trafikun për të parë gjendjen e urbanëve të qytetit të Tiranës, por pa kamerat e tij dhe maskat, të jetë një ditë një si ne”, u shpreh një nga protestueset.
Top Channel