‘UÇK nuk është vetëm një emër në histori’/ Sulmuesi i Kombëtares shqiptare reagon pas vendimit drastik të marrë në Hagë Ministrja kosovare për Dialogun, Edita Tahiri pati thënë në vitin 2012 se “shënimi është si flluskë bore që kalon pas dimrit”, duke paralajmëruar kështu heqjen e shpejtë të shenjës (*) mbi emrin e Kosovës, e që shoqërohej me një nënshënim.
Megjithatë, ky shënim nuk është larguar ende. Edhe gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me Bashkimin Europian për lejimin e qasjes së Kosovës në programin e BE-së, këtë të premte, nga kryediplomati kosovar Enver Hoxhaj dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, shenja (*) qëndronte ende mbi emrin e shtetit të Kosovës.
Ndërkohë, Edita Tahiri e ka arsyetuar praninë e shënimit me mosnjohjen e Kosovës nga 5 vendet anëtare të BE-së. Për këtë, ajo ka sjellë si shembull edhe Maqedoninë, e cila ka nënshkruar MSA-në me një nënshënim të ngjashëm, për shkak të problemeve me Greqinë për emrin.
“Pesë vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës. Edhe Maqedonia ka pasur nënshënim kur ka nënshkruar MSA-në me BE-në, për shkak se Greqia nuk e pranon emrin e saj si Maqedoni, por si FYROM”, ka thënë Tahiri për “Insajder”-in.
Top Channel