OSBE: Institucionet nuk njohin ligjin e transparencës

16/11/2016 00:00

Institucionet vendore nuk e njohin ligjin dhe lënë shumë për të dëshiruar në fushën e transparencës ndaj publikut. Edhe shoqëria civile ka mangësi që kërcënojnë demokracinë dhe reduktojnë aksesin ndaj informacionit në këtë drejtim.

Këto janë gjetjet, që një seri tryezash lokale me nismë të OSBE dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim kanë sjellë në vëmendje.

Sotiraq Hroni, drejtues i IDM bën me dije se korrupsioni dhe praktikat korruptive janë të lidhura më së shumti me aktorë lokalë dhe institucionet e shërbimit. Ai tha se gjetjet në formën e një “letre të bardhë” do t’i dërgohen Kordinatorit Kombëtar që mbikëqyr korrupsionin.

Në raportet e deritanishme  të tryezave “Kuadri rregullator kundër korrupsionit, kush e pengon zbatimin?” u vu re se besimi i publikut në nismat antikorrupsion është shumë i ulët për pasojë edhe niveli i denoncimeve është minimal.

Përdorimi i kuadrit ligjor që rregullon mbrojtjen prej korrupsionit nuk po gjen zbatim as brenda institucioneve shtetërore për të cilët mekanizmat e autokontrollit pothuajse nuk funksionojnë.

Top Channel