Stuhia fluturon varkat mbi pemë në Vlorë

22/10/2016 00:00

Një stuhi e fortë përfshiu në orët e natës zonën e plazhit të Zvërnecit. Erërat e forta pas mesnate shkatërruan disa ndërtesa me konstruksion druri në zonën e plazhit dhe rrëzuan në tokë me qindra pemë.

Një stuhi e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në këtë zonë, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme.

Era shumë e fortë ka arritur të ngrejë në ajer edhe varkat dhe i ka hedhur mbi pemët në anë të detit, ndërsa pemët e rrëzuara bllokuan edhe rrugën.

Zona e dëmtuar është vizituar edhe nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ndërsa menjëherë ka nisur puna që të hapet kalimi.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel