Ekonomi: Paga reale në 2014-15 u rrit me 2.2%

22/10/2016 00:00

Paga reale në Shqipëri për vitet 2014-2015 u rritën me 2.2%, sipas të dhënave nga INSTAT dhe DPT. Ministria Milva Ekonomi ka publikuar në Facebook disa të dhëna për ekonominë shqiptare.

Sipas Ekonomit, kjo rritje u shënua pavarësisht inflacionit të rritur me 1.9%. “Paga reale mesatare në vitin 2014 ishte 45,539 lek/muaj ndërsa në vitin 2015 ishte 46,829 lek/ muaj”, thotë ajo.

“Fluksi i investimeve të huaja në vend në vitin 2015 rezultoi  të ishte 870 milionë euro. Në vend operonin rreth  10.580 ndërmarrje të huaja ose të përbashkëta. Përqindja  mbulimit që  vinte nga  investimet e huaja përkundrejt remitancave ishte rreth 72%. Kjo shifër ishte 4 pikë përqindje më e madhe se sa në 2014.  Shkëmbimet  me rajonin dhe vendet CEFTA, përsa i takon eksporteve, rritur me 12 %”, vijon më tej znj. Ekonomi.

Top Channel