Reshjet e fundit ndikuan në përmirësimin e situatës hidrike në liqenin e Fierzës ndërkohë që pritet të rriten në ditët në vijim.
Prurjet në bazenin ujëmbledhës më të madh në vend aktualisht kanë arritur 250 metër kub në sekondë, pa llogaritur prurjet e tjera anësore.
Kuota aktuale e liqenit është 284 metra nga 296 metra që është kufiri maksimali i lejuar dhe prurjet janë optimale. Kuota pritet të rritet me dy metra në ditë pasi reshjet e shiut në rajonin e Kukësit janë rikthyer pas një ndërprerje tre ditore.
Për shkak të rrezikut nga përmbytjet që sjellin reshjet e dimrit, KESH ka ngritur një grup pune, i cili ka përfunduar testet e sigurisë së veprave dhe po synohet që të ruhet balanca e prurjeve për të shmangur shkarkimet.
Përllogaritjet aktuale të prurjeve flasin për arritjen e kuotës maksimale brenda 10 ditëve.
Top Channel