Policia australiane ndalon komplotin terrorist

13/10/2016 09:00

Policia australiane tha se arrestoi dy adoleshentë që ishin gati të kryenin një sulm të frymëzuar nga Shteti Islamik. Dy djemtë 16-vjeçarë u ndaluan nga një skuadër antiterror në një rrugicë prapa një salle myslimane lutjesh.

Mësohet se ata ishin të armatosur me bajoneta që sapo i kishin blerë dhe gjithashtu kishin me vete shënime ku i betoheshin Shtetit Islamik për besnikëri. Në një konferencë për shtyp, zyrtarë të policisë australiane thanë se dy djemtë janë paditur për terrorizëm. Sipas televizionit australian ABC, një prej të arrestuarve është djali i një terroristi të dënuar, por policia nuk ka komentuar për këtë raportim. Mësohet se dy djemtë nuk dolën para gjykatës dhe nuk kërkuan liri me kusht, e cila sidoqoftë, ju mohua formalisht.

Catherine Burn, komisionerja e policisë në provicën e Uellsit të Ri Jugor, tha se sulmi që të dyshuarit kishin planifikuar ishte frymëzuar nga Shteti Islamik. Megjithatë, ajo pranoi se policia ende nuk e di se cili ishte objektivi i tyre.

Arrestimet e fundit vijnë një muaj pas ndalimit të një 22-vjeçari të akuzuar për sulm terrorist dhe tentativë për vrasje në Sidnej. Në shtator, kryeministri australian Malcolm Turnbull tha se kërcënimi për sulme terroriste në Australi është real, pasi Sheti Islamik i bëri thirrje pasuesve të tij që të shënjestrojnë zona të famshme në këtë vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA