Kryeministri Edi Rama ndodhet në Hamburg për të marrjë pjesë pasdite në Forumin Ekonomik Gjermani-Shqipëri.
Përpara nisjes së forumit, kryeministri u takua me kryetarin e Bashkisë së Hamburgut, me të cilin bisedoi për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për integrimin europian dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Në forumin ekonomik, ku do të jetë bashkë me një përfaqësues të qeverisë gjermane, kryeministri do të fokusohet tek nxitja e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Forumi ka si temë perspektivën e kompanive nga integrimi europian i Shqipërisë. Forumi do të informojë pjesëmarrësit rreth perspektivës dhe kushteve ligjore të krijuara pas reformës në drejtësi, si dhe hapat e tjerë që po ndërmerr Shqipëria për integrimin europian.
Top Channel