FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace Eric Vinger dhe Edino Mustafiç janë dy emra të rëndësishëm që do të jenë pjesë e Teatrit Kombëtar, përkatësisht me shfaqjet “Lucrece Borgia” dhe “Equus”, çka dëshmon një hapje të këtij institucioni.
Por, sërish drama shqipe është në mungesë. “Kompleksi i Edipit” me autorësi të Ferdinand Hysit, e vetmja shqiptare, ndër tetë shfaqjet e këtij sezoni, është shtyrë.
Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar, thotë: “Kam një vepër të miratuar nga bordi, por jam detyruar ta shtyj për të qenë sa më korrekt me dëshirën time që ajo vepër të dalë me fuqinë e saj të plotë. Nuk është kollaj që një vepër shqiptare, po nuk plotësoi parametrat, të bëhet pjesë e skenës së Teatrit Kombëtar”.
Hervin Çuli ka folur shpesh për sukseset e sezonit të shkuar. Për të, Ministria e Kulturës duhet të ofrojë një buxhet më të lartë: “Teatri ka një buxhet relativisht të ulët”.
Pas deklaratës së Kryeministrit mbi vendndodhjen e teatrit të ri kombëtar, ky institucion do të kalojë në një fazë tranzit tek godina e re “Turbina”, çka për publikun që është mësuar me truallin ekzistues, nuk dihet se sa do zgjasë.
“Për ne do të jetë një periudhë tranzitore dhe do të ndërtohet një teatër i saktë”, thekson Çuli.
Ka ndodhur që shfaqjet e suksesshme të priten në kulmin e audiencës, për shkak të ngjeshjes së kalendarit, çka rëndom nuk ndodh me një homolog evropian. “Duhet gjetur zgjidhje, pasi është gjynah”.
Opera me Tre Grosh, Pushteti i Grave dhe Makbeth do të jenë pjesë e e kalendarit të këtij sezoni. Një sfidë më vetë eshtë se si Shekspiri do të vijë për këtë sezon.
Top Channel