Britani, Cameron dorëzon mandatin e deputetit

12/09/2016 00:00

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron pritet të japë dorëheqjen nga posti i deputetit, duke shkaktuar kështu nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme në Oxfordshire, për përfaqësuesin e Witneyt.

Cameron dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit pas referendumit të qershorit që rezultoi në favor të daljes së ishullit nga Bashkimi Europian, e më pas u zëvendësua nga Theresa May në krye të qeverisë britanike.

Fillimisht, ai tha se do të vijonte të mbante mandatin e deputetit deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Ish-kreu i “Downing Street”, 49 vjeç, ka përfaqësuar Witney që prej vitit 2001, ndërkohë që u bë udhëheqës i konservatorëve në vitin 2005 dhe shërbeu si kryeministër për 6 vite, që prej 2010-s.

Top Channel