Hormuzi, Gjermania i thotë ”Jo” Trumpit: Neve, mos na llogarisni. Zgjidhja e krizës në Gjirin Persik duhet të vijë me negociata Në një qendër urbane si Moska aksidentet rrugore nuk janë të rralla, por sa janë mundësitë që në një të tillë të përfshihet shoferi i preferuar i Presidentit rus?
Pamjet filmike që janë publikuar fillimisht nga mediat ruse e më pas janë përhapur me shpejtësi në internet tregojnë momentin dramatik të përplasjes ballore mes dy automjeteve, një tip Mercedes Benz dhe një tjetër BMË.
Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se kjo e fundit ishte e regjistruar si makinë e Këshillit të Federatës, ose siç njihet jashtë rusisë Senati i Parlamentit rus. Mjeti drejtohej nga shoferi personal dhe i preferuar i vetë Presidentit rus, Vladimir Putin.
Përplasja ka qenë aq e fortë sa shoferi ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër të përfshirë në aksident është plagosur në gjendje kritike për jetën.
Kremlini konfirmoi përfshirjen në aksident të një shoferi të Presidentit Putin, por shtoi se në momentin e përplasjes shefi i Kremlinit nuk ka qenë në të.
Top Channel