Uragani Lester kërcënon Hauain

01/09/2016 00:00

Edhe pse Madeleine humbi nga fuqia e saj ndërsa i afrohej Hauait dhe metereologët e ulën nga kategoria e tretë e stuhive në të dytën, banorët ende nuk do të mund të marrin frymë lirisht.

“Urojmë që të mos na fluturojnë çatitë dhe shtëpitë të mos na i rrëmbejë uji. Ne për çdo rast i kemi marrë masat: kemi grumbulluar ushqime, kemi hequr gjërat që kishim jashtë dhe jemi përgatitur për ndërprerjen e energjisë elektrike”, thotë një banore e ishujve.
 
I fundit që ka zbritur në tokën ishullore me tërë forcën e vet ishte uragani Iniki në vitin 1992, i cili goditi ishullin e Kauait.

Meterologët parashikojnë që pasojat e uraganit të ndihen edhe në disa pjesë të Floridas, Guvernatori i së cilës shpalli të mërkurën gjendjen e emergjencës. Gjatë rrugës së tij, sistemi i stuhive mund të lëshojë deri në 25 centimetra shi në zonat bregdetare të Xhorxhias dhe në dy Karolinat.

Top Channel