Greqi, pranga shqiptarit, akuzohet për pedofili

01/09/2016 00:00

Një 40-vjeçar shqiptar u arrestua në një park të Athinës gjatë përpjekjes për të përdhunuar një vajzë të vogël 11 vjeç.

Sipas policisë së Athinës, çdo gjë filloi në kohën që vajza e vogël ndodhej në park në pritje të shoqeve të saj pasditen e së mërkurës në kohën që 40-vjeçari iu afrua.

Në pretekstin se ishte gjimnast, 40-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet publik për momentin, i ofroi të miturës një pije freskuese e në vazhdim e tërhoqi në një zonë të izoluar të parkut në lagjjen. Ambeloqipi të kryeqytetit grek, ku dhe u përpoq ta përdhunonte.

Kanë qenë thirrjet për ndihmë dhe britmat e vogelushes që tërhoqën vëmendjen e një kalimtari,i cili njoftoi më pas edhe policinë. Pak minuta më vonë, 40-vjeçari u arrestua prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë të policisë greke. Ai u përpoq të përdorte emër të rremë, pasi siç pranoi përpara agjentëve, ka familje dhe është baba i një fëmije të mitur.

40-vjecari u dërgua në Gjykatën e Athinës, se cila vendosi ta lërë në burg nën akuzën e përpjekjes së përdhunimit, ndërsa vogëlushja u dërgua në spitalin e fëmijëve të Athinës, ku mbahet nën kujdesin e psikologëve.

Top Channel