Në kuadër të operacionit “URA E POÇEMIT”, Policia e Vlorës ka asgjësuar rreth 40 000 rrënjë kanabis sativa dhe ka vënë në pranga 4 shtetas si autorët e dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.
Të arrestuarit janë 23-vjeçari Sokol Lelaj, banues në fshatin Rexhepaj; 24-vjeçari Altin Lelaj, banues në fshatin Rexhepaj; 21-vjeçari Hamet Bitaj, banues në fshatin Fitore dhe Nexhip Lamaj, banues në fshatin Roms.
Bimët narkotike ishin të kultivuara dhe të ndara në 10 parcela përgjatë shtratit të lumit Vjosë, pranë vendit të quajtur “Ura e Poçemit”, me lartësi deri në 200 cm, të cilat u asgjësuan me anë të shkuljes, copëtimit dhe djegies me zjarr. Në këtë operacion morën pjesë rreth 200 forca policore, ku bënin pjesë Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë Publike, Guardia di Finanza, Reparti RENEA dhe FNSH.
Top Channel